Flash News

Ditari i Opozitës

PD padit sërish në SPAK Ballukun: Për 1 vit grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë

PD padit sërish në SPAK Ballukun: Për 1 vit grabiti rreth 180

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (PD) ka dorëzuar përsëri një padi në SPAK kundër zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Balluku ka abuzuar me shitjen e energjisë elektrike, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 180 milionë euro vetëm brenda një viti.

Balluku shmang shit-blerjen e energjisë në bursë, për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj. 

Shitja e energjisë jashtë tregut të Bursës, në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi, duke vjedhur hapur qytetarët shqiptarë.

 Raportet e Entit të Energjisë provojnë se KESH ka shkelur ligjin vitin e kaluar dhe deri në këtë moment që flasim, pasi nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kotraktuar në Bursë.

Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë.

Llogaritjet zbulojnë një dëm prej rreth 6 milionë euro për buxhetin e shtetit vetëm nga ky operacion i paligjshëm”, tha Bardhi.

 

Të fundit