Flash News

Ditari i Opozitës

PD për protestën: 60% e çmimit të naftës janë taksa, qeveria përfiton 20 mln euro në muaj dhe ia jep inceneratorëve

PD për protestën: 60% e çmimit të naftës janë

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës, ndërsa paketën e qeverisë e cilëson qesharake.

Tabaku thotë se 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për “oligarkët” dhe jo qytetarët.

Teksa thekson se taksat e qytetarëve po keqpërdoren, Tabaku thotë se në një muaj qeveria përfiton 20 milionë euro nga taksa e karburantit. Sipas saj, kjo shumë duhet të shkonte te qytetarët dhe jot e inceneratorët e PPP-të.

“Qytetarët kanë ditë që janë ngritur në protestë për çmimet abuzive të naftës që kanë ndikuar në çmimet e tjera. Inflacioni po prek nivele të pamenduara!

Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët. Për ti hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë.

Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria I merr për tia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera”, shkruan ndër të tjera Tabaku.

Të fundit