Flash News

Ditari i Opozitës

PD po përgatit dosjen, do kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

PD po përgatit dosjen, do kërkojë përsëritjen e

Partia Demokratike do të kërkojë përsëriten e zgjedhjeve parlamentare në nëntë qarqe të vendit.  Kjo pasi nga selia blu pretendohet se rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit është manipuluar.

Bëhet fjalë për qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë.

Demokratët janë drejt përfundimit të përgatitjes së dosjes që do e dërgojnë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda afateve të përcaktuar në kod.

Kujtojmë se kreu i PD Lulzim Basha nuk i ka njohur zgjedhjet, madje i ka cilësuar si ‘masakër zgjedhore’.

Në rezultatin paraprak për zgjedhjet e 25 prillit, PS ka marrë 74 mandate, PD ka marrë 50 mandate, LSI ka marrë 4 mandate dhe PSD ka marrë 3 mandate.


 

Të fundit