Flash News

Ditari i Opozitës

"Punësimi dhe rritja e kapaciteteve", Basha prezanton planin për turizmin: Nëse arrijmë potencialin, mund të bëjmë gjëra të mëdha

"Punësimi dhe rritja e kapaciteteve", Basha prezanton planin
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Partia Demokratike ka prezantuar këtë të mërkurë programin e saj për turizmin. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se turizmi do të marrë vëmëndjen e duhur, nëse ai vjen në pushtet pas 25 prillit.

Basha akuzoi qeverinë aktuale se e ka lënë pas dorë turizmin, ndërsa tha se plani i tij për këtë sektor është përgatitur nga specialistët vendas dhe të huaj. Plani i PD parashikon rritjen e vendeve të punës në këtë sektor, rritjen e numrit të turistëve, zgjatjen e sezonit turistik, etj.

“Sot iu prezantoj me krenari planin tonë të turizmit. Jemi të bekuar me këtë vend. Nëse arrijmë potencialin e vërtetë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Turizmi është lënë pas dorë. Shikoni vendet e ballkanit, shikoni si lulëzon turizmi. Ata kanë kuptuar atë që kjo qeveri nuk e ka kuptuar. Në muajt e fundit kemi punuar me specialistët më të mirë të turizmit”

Pikat kryesore

Angazhohem se do ta trajtojmë turizmin si projekt madhor kombëtar.

Angazhohem të rrisim kontributet nga 8-10%.

Angazhohem të rrisim vendet e punës nga 40 në 80 mijë.

Angazhdohem të rrisë sezonin turistik përmes ofertave.

Qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve me 15% çdo vit.

Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune.

Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike, bregdetare, malore, rurale, kulturore.

 

Të fundit