All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

PD prezanton spotin e primareve, afatet për prezantimin e kandidaturave në të gjitha bashkitë

All - Paragraf - 1

PD prezanton spotin e primareve, afatet për prezantimin e kandidaturave

Partia Demokratike ka prezantuar spotin e primareve, një proces që e zhvillon për herë të parë, në sajë të të cilit do të përzgjidhen kandidaturat më të mira të cilët do të përfaqësojnë logon e saj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

All - Paragraf - 3

Në spot sqarohet se afati për prezantimin e kandidaturave për Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jetë deri më 6 nëntor, ndërsa për të gjitha bashkitë e tjera deri më 8 nëntor.

Partia Demokratike po zhvillon për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë, procesin më demokratik të përzgjedhjes së kandidaturave më të mira të cilët do të përfaqësojnë logon e saj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Me këtë rast, PD është e hapur për të pritur çdo personalitet të fushave të ndryshme për të garuar me qëllimin e vetëm, ku simpatizantët dhe anëtarët do të vendosin me votë kandidatin që do të përfaqësojë komunitetin e tyre”, thuhet në njoftimin e PD.

Po ashtu, zyra e shtypit njofton se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatit për primare për bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan është data 6 nëntor ora 20:00. Dhe për të gjitha bashkitë e tjera është 8 nëntor, ora 20:00.

Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim pasi dokumentacioni do i kalojë Kryesisë së Partisë Demokratike për vlerësimin e kandidaturave dhe është data 13 nëntor kur Kryesia e PD bën lançimin e kandidatëve.  

Të fundit