Flash News

Ditari i Opozitës

PD-PS dakord për ngritjen e “Nënkomisioneve për Reformat”, Basha del jashtë loje

PD-PS dakord për ngritjen e “Nënkomisioneve për

Pas pesë muajsh tensione, opozita ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve, ku në fokus të diskutimit kanë qenë negociatat mes palëve për të sjellë normalizimin në Kuvend.

Deputetët opozitarë kanë vendosur si kusht për t‘u tërhequr nga aktet e mosbindjes civile miratimin e kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore si dhe ndryshimin e anëtarësisë së Komisionit parlamentar të reformës zgjedhore dhe të bashkëkryesimit të opozitës, ku në vend të Enkelejd Alibeajt kërkojnë të përfaqësohen me deputetin Oerd Bylykbashi.

Gjatë një deklarate për mediat, pasi përfundoi Konferenca e Kryetarëve, Bardhi konfirmoi se do të krijohet një nënkomision për ‘Reformat’, por ai nuk do të jetë anëtar. Bardhi zbuloi se Oerd Bylykbashi do jetë një nga anëtarët, ndërsa deputeti tjetër do caktohet nga grupi i Rithemelimit.  

Që do jetë Bylykbashi s’ka asnjë diskutim, anëtarin e dytë do e caktojë grupi, unë po deklaroj që sdo jem”, tha Bardhi. 

Duke u ndalur tek komisioni i Reformës Zgjedhore, Bardhi tha: 'Komisioni i Posaçëm skadon me 21 mars. Struktura e re do të fillojë të funksionojë në seancën më të parë nëse do të arrihet dakordësia në mbledhjen nesër në Konferencën e Kryetarëve.

Ishte e qartë se kishte një plan për të dështuar dhe mbajtur peng reformën zgjedhore. 0 produkt dhe 0 diskutime për çështje në interes të qytetarëve. Opozita është e interesuar.

Në parim kemi rënë dakord që ky nënkomision do të diskutojë çdo reformë, që do të duhet të pasqyrojë realitetin politik në vend. Dikush që është 3 veta s’mund të thotë jam 300.'

“Nënkomision për Reformat” do të përbëhen nga 4 anëtarë (dy cakton Çuçi dhe dy cakton Bardhi). Në këtë rast, grupimi i Lulzim Bashës, del “jashtë loje”.

Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirës, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

Nesër mblidhet konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e Nënkomisionit.

Të fundit