Flash News

Ditari i Opozitës

PD publikon videon: Mjekët hedhin poshtë propagandën e Ramës për tamponët

PD publikon videon: Mjekët hedhin poshtë propagandën e Ramës

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar dëshmitë e mjekëve, që sipas tij hedhin poshtë propagandën e kryeministrit  Rama për tamponët.

Sipas Bardhit, propaganda e përdorur prej tij synon të denigrojë emra të nderuar të mjekësisë të cilët nuk i druhen së vërtetës.

“Propaganda e ndyrë që synon të denigrojë emra të nderuar të mjekësisë të cilët nuk i druhen së vërtetës.

Sepse e vërteta është më e rëndësishmja! Kur pranon të vërtetën, realitetin, fillon e bën hapa për të ndryshuar.

Kjo qeveri nuk ka vullnetin për t’i shërbyer shqiptarëve! Kjo qeveri dhe ky kryeministër hajdut janë të korruptuar në shpirt.

Boll më me propagandë!”, shkruan Bardhi.

Të fundit