Flash News

Ditari i Opozitës

PD publikon videon: Qeveria dështoi me pandeminë

PD publikon videon: Qeveria dështoi me pandeminë

Sipas Partisë Demokratike, qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës me pandeminë e shkaktuar prej COVID-19.  Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka publikuar një video ku thotë se Shqipëria është e fundit në Europë për testimet.

Dështimi i Edi Ramës me pandeminë nuk mund të mbulohet me sulme banale politike ndaj opozitës.

Partia Demokratike është bërë zëri i qytetarëve, që nuk gjejnë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi që në mars që i kërkojmë Edi Ramës të rrisë testimet.

Përgjigja e tij është sulmi politik në vend të blerjes së tamponëve.

Kjo politikë skandaloze e Edi Ramës është arsyeja kryesore pse Shqipëria është e fundit në Europë për testimet, pse numri i vdekjeve është rritur, pse situata ka dalë jashtë kontrollit dhe pse rrezikojmë të mbyllemi sërish.

 

Të fundit