Flash News

Ditari i Opozitës

PD publikon videon: Rama, Meta dhe Berisha janë hapur kundër Bashës, ‘Trekëndëshit të Bermudës’ i intereson e shkuara

PD publikon videon: Rama, Meta dhe Berisha janë hapur kundër

Partia Demokratike ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir meta dhe ish kreut të PD, Sali Berisha.

Teksa i cilëson sërish si ‘Trekëndëshi i Bermudës’, PD shkruan se atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes

 “Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng. NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË”, thuhet në postimin e PD-së.

 

Të fundit