Flash News

Ditari i Opozitës

PD thirrje për protestë: Të dielën në bulevard! Rama është izoluar ndërkombëtarisht

PD thirrje për protestë: Të dielën në bulevard! Rama

Një ditë para protestës kombëtare, Partia Demokratike u ka bërë thirrje strukturave dhe mbështetësve të saj për pjesëmarrje masive në tubimin kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një mesazh drejtuar demokratëve, PD thekson se Edi Rama ndodhet në izolim ndërkombëtar dhe përballë drejtësisë, ndërsa është momenti për reagim qytetar.

Protesta synon rrëzimin e qeverisë aktuale dhe hapjen e rrugës për një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në rrëzimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. E diel, ora 18:00, në bulevard”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.

Image

Protesta do të zhvillohet të dielën në orën 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë.

Të fundit