Flash News

Ditari i Opozitës

PD tjetër risi për protestën e 7 korrikut, hap selinë dhe foltoren për shqiptarët

PD tjetër risi për protestën e 7 korrikut, hap selinë dhe

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre.

Kjo risi është bërë e ditur nga zyra e shtypit të PD, në sajë të përgatitjeve për protestën e 7 korrikut.

“Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.

Të fundit