Flash News

Ditari i Opozitës

PD denoncon korrupsionin në Bashkinë e Vaut të Dejës: 870 mln lekë shkuan në xhepat e zyrtarëve

PD denoncon korrupsionin në Bashkinë e Vaut të Dejës: 870

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka vijuar dneoncimet me abuzimet në Bashkinë e Vaut të Dejës. Në një deklaratë nga selia blu, Boçi tha se bëhet fjalë për një abuzim prej 870 milionë lekësh, të cilat kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve.

Boçi shprehet se shpenzimet miliona euro kanë shkuar për karburant nga administrata e bashkisë. PD deklaron se në vitin 2021 Bashkia ia ka kaluar shërbimin e pastrimit të qytetit operatorëve privatë, ç’ka ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve të pastrimit, pronë e Bashkisë Vau Dejës.

“Nga selia e Partisë Demokratike bëjmë publik një abuzim prej 870 milion lekësh për blerje karburanti e lubrifikantësh. Që nga muaji shtator i vitit 2019, pas zgjedhjeve njëpartiake në Bashkine Vau Dejës, e  deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë.

Siç e kemi denoncuar herën e fundit në vitin 2021 Bashkia ia ka kaluar shërbimin e pastrimit të qytetit operatorëve privatë, ç’ka ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve të pastrimit, pronë e Bashkisë Vau Dejës, të cilat sot nuk dihet as se ku ndodhen.

Kjo do të thotë që ai karburant që do shpenzohej për këto makineri të tonazhit të rëndë duhej hequr nga lista e shpenzimeve. Një element tjetër që e nxjerr në pah dhe e thellon vjedhjen është edhe pretendimi i bashkisë së Vaut të Dejës se ka kryer pastrimin dhe rehabilitimin e kanalave kullues të zonës. Nuk është e vërtetë.

Referuar shkresës nr.

1846/1 prot. datë 11.04.2022 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, investimet e kryera gjatë viteve 2019-2022 në Bashkinë Vau Dejës janë:

Rehabilitim Kanali Ujitës KU-13 Shelqet

Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kotërr

Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kosmaç

Pastrim Kanali Ujitës KU3 Berdicë

Pastrim Kanali Kullues K1- Bushat

Pastrim Kanali Kullues K2- Bushat

Pastrim Kanali Kullues K3- Bushat

Pastrim Kanali Kullues K1- Hajmel

Pastrim Kanali Kullues K40- Hajmel

Pastrim Kanali Kullues i Peshkut

Pastrim Kanali Kullues K4- Nenshat, Hajmel

Pastrim Kanali Kullues K21- Bushat

Vlera totale e këtyre ndërhyrjeve është 526 milion lekë, financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, deklaroi Boçi.

Deputeti demokrat ngre pyetjen se ku kanë shkuar këto para teksa i bën thirrje administratës së bashkisë të distancohen nga abuzimet dhe korrupsioni.

“Ku kanë shkuar 870 milion lekë përveçse në xhepat ose serbatorët e makinave të bashkiakëve. Sot, i bëj thirrje, administratës së kësaj bashkie, në mënyrë të veçantë, Anëtarëve të Njësisë së Prokurimeve, Komisioneve të vlerësimit të Ofertave, Komisioneve të monitorimit dhe marrjes në dorëzim të kontratave publike, që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente.

Çdo ankesë po faktohet çdo ditë, ndërkohë që provat e mbledhura janë depozituar dhe po depozitohen çdo ditë pranë organeve të hetimit, në Prokurori dhe në SPAK, të cilët kanë provat e mjaftueshme për të hetuar dhe dënuar çdo pushtetar,  që ka abuzuar me taksave të banorëve të Bashkisë Vau Dejës”, shtoi Boçi.

Të fundit