Flash News

Ditari i Opozitës

“Përballet me interesat e një mafiozi”, Berisha thirrje Komisionit Europian të reagojë për çështjen Beleri

“Përballet me interesat e një mafiozi”, Berisha thirrje

“Unë shfrytëzoj këtë rast për të përshëndetur banorët e Himarës, qytetarët e Himarës për protestat e tyre dhe t’i garantoj ata se opozita nuk mposhtet dhe do qëndrojë fuqishëm për respektin ndaj votës së tyre.

I bëj thirrje Komisionit Europian, të ndalet në një moment sepse çështja Beleri është çështje e parimeve universale të të drejtave të njeriut. Që përballen me interesat e një mafiozi. Me interesat e Edi Ramës, pasurimit të tij dhe klanit të tij mafioz me brigjet e Himarës.

Prezumimi i pafajësisë, e drejta e shtetasve pavarësisht nga besimi fetar, pavarësisht nga raca, pavarësisht nga etnia, për t’u zgjedhur në vendin e tyre është një e drejtë universale që nuk mund të shkelmohet në asnjë vend që pretendon të ecë drejt Bashkimit Europian”, tha Berisha.

 

  

Të fundit