Flash News

Ditari i Opozitës

"Përballje e pazakontë"/ Maliqi kujton grushtimet në Kuvend: Pas verës së thatë, në vjeshtë duhet të bjerë regjimi mafioz

"Përballje e pazakontë"/ Maliqi kujton grushtimet në

Deputeti Lefter Maliqi, i cili në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi nën siglën e LSI pa arritur të fitojë, ka kujtuar momentin e viteve më parë në sallën e parlamentit teksa përplasej fizikisht me kolegët e tij.

Nga ky moment ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, teksa e cilëson si një përballje të pazakontë. "Një përballje me forcën e makinerisë së kalbur shtetërore që si një gjigand prej rëre, duket i fortë e hijerënë kur e sheh, por shkërmoqet në puhizën e parë që sjell një dallgë", shton më tej deputeti.

Maliqi shkruan se, specialistët, siç i quan ai përfaqësuesit e mazhorancës, nuk prononcohen as sot kur Shqipëria sërish mbetet pa negociata me BE-në. Sipas tij, ata nuk vetë nuk rrëzohen pa kurajo, përballje, mobilizim e bashkim. Deputetu shprehet se pas verës së thatë, në shtator duhet të vjerë dhe regjimi diktatorial i Rilindjes.

Postimi i plotë:

Njè pèrballje e pazakonté nè parlament. Njè pèrballje me forcèn e makinerisè sè kalbur shtetèrore qè si nje gjigand prej rère, duket i fortè e hijerèndè kur e sheh, por shkèrmoqet nè puhizèn e parè qè sjell njè dallgè. Dallga e revoltave popullore do shkermoqè kèta specialistè té dukjes e mashtrimit, qè nuk janè as socialistè. Specialistè e jo socialistè, sepse nuk prononcohen as sot kur Shqipèria sèrisht rrèzohet e mbetet pa negociata me BE-ne. Shqiperia nuk iu dhimbset, kurse ata vetè nuk rrezohen pa kurajo,perballje,mobilizim,bashkim . Do mbaroje kjo verè e thatè, e nè vjeshte, ashtu si bien gjethet duhet te bjere dhe Regjimi mafioz diktatorial i Rilindjes. Atèhere, pak nga pak do fillojè tè ngrihet Shqipèria e tè ndrisè dielli i saj .

Të fundit