Flash News

Ditari i Opozitës

‘Përçarja’ në rrethin e Bashës, Shehu: PD nuk bashkohet mbi përjashtime e kufizime, por mbi votë

‘Përçarja’ në rrethin e Bashës, Shehu: PD nuk

Zgjedhjet e 6 marsit ishin një zhgënjim për PD e Lulzim Bashës. E renditur si forcë e tretë, pas “Shtëpisë së Lirisë” në 4 bashki, demokratët kërkuan dje në mbledhjen e Kryesisë që Lulzim Basha të japë dorëheqjen.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu, është shprehur kundër shkarkimeve dhe largimeve. Në një postim ne Facebook, Shehu shkruan se vetmja zgjidhje që mund të bashkojë demokratët, është vota.

Shehu shkruan se PD-ja nuk është zyrë e vulë e uzurpuar dhe se të gjithë demokratët janë të mirëpritur. Ndër të tjera, deputeti tregon se zgjidhja e bashkimit nuk kërkohet duke thirrur dorëheqjen dhe largimin e Bashës e Berishës, , por me votën e demokratëve.

Postimi i plotë i Shehut:

PD nuk mund te bashkohet mbi perjashtimet a kufizimet, por mbi voten.

Mbreme degjoja mendime, projektime per ate qe PD duhet te beje per tu bashkuar, edhe nga ajo mbledhja brenda atij “bunkeri”.

Pozitive qe dhe aty po flitet per bashkim, te gjithe jane te mirepritur.

Por se pari u kujtoj kolegeve te atyshem se PD nuk eshte ndonje zyre e vule e uzurpuar; PD jane idealet, njerezit kudo, qe besojne e luftojne per ato.

Jane ata mijera qe jashte atij “bunkeri” me punen e vendosmerine e tyre i shpetuan me 6 Mars “nderin” PD, aq shume i rrezikuar ky nga “sekti i braves”.

Jane pikerisht keta qe ju sollen dhe ju ne Sallen e Kuvendit, degjojini ata!

Se dyti te habisin disa, qe “bashkimin” e kerkojne nepermjet perjashtimeve!

“Duhet te largohet Basha dhe Berisha”-nje logjike staliniste kjo.

Basha eshte humbesi i 6 Marsit, recidivues, ai eshte ish Kryetar prej 18 Dhjetorit, qe duhet te liroje zyren.

Ndersa Berisha eshte fitimtari edhe i 6 Marsit pa qene Kryetar, pa pasur as zyre.

Ai nuk eshte “gogoli”, qe Basha kerkon ta paraqise per te mbajtur “vulen”, eshte lideri historik.

Megjithate askush nuk duhet te largohet nga PD, as kryetari i shkarkuar, i cili vetem duhet tu ktheje demokrateve ate cfare u mban padrejtesisht.

Berisha jo se jo- dhe as mund ta largojne; “bravat” e tentuan nje here….

Secili mund e duhet te qendroje ne PD, pavaresisht eshte apo nuk eshte kryetar.

Dhe me tej kush te desheroje, nga PD reale apo nga brenda atij “bunkeri”, pa kufizime, do te mund te kandidoje per te qene “Kryetar”.

Do te jete vota e demokrateve te bashkuar ajo qe do te vendose Kryetarin.

Demokracia nuk perjashton e as mund t’i kufizoje te drejtat antarit te PD.

Kjo eshte formula e bashkimit, demokratizimit, zgjerimit, si prelud i fitores mbi rregjimin, tjetra eshte psikologjia leniniste e “braves”.

Clirohuni prej saj, behuni demokrate!

Sepse me ate, ai lloj “bashkimi” do te mbetej vetem demagogji ose utopi.

Të fundit