Flash News

Ditari i Opozitës

"Përdor minorenët në protestë", PD i përgjigjet Ramës: Keqqeverisja, shkaktarja e revoltës së të rinjve

"Përdor minorenët në protestë", PD i

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ku tha se opozita po përdor minorenët për protesta.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Rama përpiqet të fajësojë PD për 7 vite dështim të qeverisë së tij.

Sipas Bardhit, keqqeverisja, dhuna dhe arroganca janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve.

"Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve", shkruan Bardhi.

Të fundit