Flash News

Ditari i Opozitës

Përfaqësues i CDU për krizën e PD, Pollo: Unifikimi i partisë me largimin e Bashës, i qartë dhe për ndërkombëtarët

Përfaqësues i CDU për krizën e PD, Pollo: Unifikimi i

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo foli mbi vizitën e ish-eurodeputetit gjerman Elmar Brok, përfaqësues i CDU, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku është takuar me disa nga drejtuesit e Partisë Demokratike.

I ftuar në Debat në A2 CNN, për Pollon, nevoja e unifikimit të PD përmes largimit të Bashës është e qartë për të gjithë edhe për ndërkombëtarët.

“Brok ka qenë një eurodeputet me peshë. Ai ka takuar Berishën sot dhe të tjerë. Vjen për të parë situatën. Nuk e gjej me vend për të folur për vizitën e tij. Brok është më i rezervuar për natyrën e tij. Nevoja e unifikimit të PD përmes largimit të Bashës është e qartë për të gjithë edhe për ndërkombëtarët”, tha Pollo.

 

 

Të fundit