Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon mbledhja e grupit të PD-së, Alibeaj: Diskutuam strategjinë e opozitës në parlament, Rama i vetmi armik

Përfundon mbledhja e grupit të PD-së, Alibeaj: Diskutuam

Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Demokratike në selinë blu. Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dhënë detaje nga takimi i demokratëve.

Alibeaj thekson se në fokus të mbledhjes ishte strategjia e opozitës në Parlament, teksa shtoi se do të bëhet një punë më e detajur për komisionet. “Diskutuam për strategjinë e opozitës në parlament. Do luftojmë me strategji dhe me çdo mjet tjetër. Do detajojmë punën në komisione. Armiku i vetëm i shqiptarëve është Rama,” ka thënë Alibeaj.

Kujtojmë se sot, ka zhvilluar mbledhje edhe Partia Socialiste. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se në qendër të diskutimeve janë ndryshimet kushtetuese, të cilat vijnë në kuadër të përfundimit të mandateve të organeve të vetttingut.

Në seancë e mëparshme plenare vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkoi bashkëpunimin dhe konsensus nga ana e opozitës për të siguruar votat e nevojshme që lejojnë ndërhyrjen në Kushtetutë për të zgjatur mandatin e organeve të vettingut deri në përfundim të procesit.

Të fundit