Flash News

Ditari i Opozitës

PD kundërshton mbledhjet online, Bylykbashi: Opozitës iu mohua e drejta e fjalës, do respektojmë Kushtetutën

PD kundërshton mbledhjet online, Bylykbashi: Opozitës iu mohua e

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisioneve të Ligjeve, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi në një pronocim për mediat se maxhoranca po i mohon opozitës të drejtën e fjalës dhe kundërshtimit.

Bylkbashi u shpreh se qëndrimi i demokratëve do të mbetet i njëjtë duke refuzuar mbledhjen online të Komisioneve të Ligjeve. Ai shtoi se argumenti i zhvillimit të mbledhjeve online për shkak të pandemisë, është një tentativë per të hequr transparencën.

“Deputetëve të opozitës, iu mohua sot në kundërshtim me kushtetutën, pjesëmarrja në komisionin e ligjeve dhe e drejta e fjalës. Është qartë mënyra për të hequr transparencën e qytetarëve. Ne jemi këtu që kjo të mos lejohet, ne do të respektojmë kushtetutën. Do të garantojmë transparencën për çdo shkelje të Edi Ramës. Nuk do të pranojmë që nëpërmjet këtyre mjeteve, me pretendimin që për arsye të pandemisë nuk zhvillohen mbledhjet fizikisht, ne do të jemi këtu për ta ndaluar këtë. Ne do të marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve, do të jemi prezent. Bojkoti nuk mund të jetë një vendim i Edi Ramës, ne ishim prezent. Mazhoranca, Edi Rama, po i mohon opozitës mundësinë që të marrë pjesë dhe të kundërshtojë aferat që ai do të kthejë në ligj e në këtë mënyrë të zhvasë shqiptarët çdo ditë”, është shprehur Bylykbashi.

Të fundit