Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, dy strukturat ku propozohet përjashtimi i Sali Berishës

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, dy strukturat ku propozohet

Pas mbledhjes që zgjati mbi dy orë në selinë e PD, zbardhen disa nga propozimet e Kryesisë, të mbajtur një ditë para Kuvendit Kombëtar dhe referendumit nga pala tjetër për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Kryesia propozoi që çdo funksionar i partisë që preket nga ligji i dekriminalizimit ose i shpallur ‘non-grata’ të mos jetë pjesë e strukturave qendrore të partisë.

Bëhet fjalë për Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar, ndërsa propozimi do t’i dërgohet nesër Kuvendit Kombëtar që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë mbledhje është ngritur Komisioni i Përhershëm Statutor me 6 anëtarë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

 

Të fundit