Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, miratohet data 13 qershor për zgjedhjen e kryetarit të ri

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, miratohet data 13 qershor

Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike.

Në këtë mbledhje të shoqëruar edhe me debate për vijimësinë e kryedemokratit Basha si kryetar i PD-së, në përfundim është pranuar kërkesa e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi që më 13 qershor të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të kësaj force politike.

Zgjedhjet brenda PD ishin parashikuar me 22 korrik ku edhe mbaron mandati i kreut të PD, Lulzim Basha.

Afrimi i dates se zgjedhjeve shihet nga vezhgues te zhvillimeve politike si taktike e Bashes per te mos u lene kohe rivaleve per fushate.

Megjithatë, ky propozim pritet të miratohet në Këshillin Kombëtar, mbledhje që ka nisur para disa minutash.

 

  

Të fundit