Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon mbledhja e ‘Rithemelimit’, Berisha zbardh diskutimet, në fokus zgjedhjet për krerët e degëve

Përfundon mbledhja e ‘Rithemelimit’, Berisha zbardh diskutimet,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur diskutimet e mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se në fokus kanë qenë problemet organizative të PD, ku u diskutua edhe për listat e votimeve në degët e PD për kryetarë dhe grup seksionet. Ndër të tjera, Berisha tha se është ngritur një grup pune për ngritjen e degëve të PD në emigracion dhe diasporë.

“U diskutua gjerësisht për listat me të cilat do të votohet. Disponohet lista të vitit 2019, të qershorit të vitit 2021 dhe të referendumit të 18 dhjetorit 2022. Lista do t’iu dërgohet kryesive të PD, të cilat do të jenë ato që do japin listën përfundimtare me të cilën do të votojnë anëtarët e PD. Kam besim se ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD  të votojë, të shpresë vullnetin e tij për kryetarin e degës e kështu me radhë. Në mbledhje u diskutuan probleme të tjera dhe me këtë rast edhe njëherë dua të garantoj çdo anëtar të PD, se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim tjetër veç pajisjes me dokumente të PD dhe jo për qëllime votimi. Këtu duhet të jemi shumë të qartë. U ra dakord që çdo proces për të cilin një anëtar i PD ka objektsion t’i nënshtrohet procesit të përbashkët të oditit. Që do të thotë përputhshmëria e statuti. Në këtë diskutim të zgjeruar diskutuam për zgjerimin e spektrit të organizatave të bashkëpunimit me organizata të tjera, përveç partnereve. Ky bashkëpunim sipas degëve do të jetë lokal dhe qendror. PD hapet. U ngrit grup  pune për të hartuar udhëzuesin e ngritjes së degëve të PD në emigracion dhe diasporë. Pra, ishte një mbledhje kryekëput kushtuar problemeve organizative të PD”, deklaroi Berisha.

Të fundit