Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon numërimi i votave për 5 degë të PD-së në Tiranë; kë skualifikoi baza?

Përfundon numërimi i votave për 5 degë të PD-së

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 5 degë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës. Mësohet se, demokratët kanë konfirmuar të gjithë kandidatët për deputet në listat e PD-së në Kamëz, Paskuqan, Dega nr.6, dhe Dega nr. 8. Ndërkohë që, kemi një kandidatë të skualifikuar në degën nr. 3.

Në Kamëz është konfirmuar lista me të shtatë të propozuarit, në mesin e të cilëve është dhe ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu.

Emrat që janë konfirmuar:

ALFRED HALILAJ

BILBIL BAJRAKTARI

DHIMITER VATA

MUNIR SHEHU

TOMORR KOTARJA

XHELAL MZIU

YLBER VATA

Në njësinë 3 në Tiranë është skualifikuar Andrin Tahiri, ndërkohë që vijojnë garën 5 kandidatët e tjerë që kanë marrë miratimin e bazës. Tahiri është mjek toksikolog, dhe nuk dihet cila ka qenë arsyeja se pse baza e ka refuzuar emrin e tij.

AIDA SHEHU

ALFRED PLLUMBI

ÇLIRIM GJATA

LEDIA SULA

LEDOR MARKU

Në Paskuqan është konfirmuar lista e plotë e kandidatëve, pa asnjëllojë surprize.

AGRON HAJDARKOLA

ARMEND GJANA

HAVZI AHMATI

FATOS REXHA

FLAMUR HOXHA

XHELIL KOLECI

Në degën gjashtë në Tiranë, po ashtu janë konfirmuar të gjithë emrat, mes të cilëve edhe ai i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa, apo i ish-deputetit Fatbardh Kadilli.

EDUARD HAJKO

FATBARDH KADILLI

INA ZHUPA

KLODIANA SHALA

MAJLINDA ZOÇA

ORNELDA ZEFI

SHPETIM AGOLLI

Edhe në degën 8 në Tiranë janë kualifikuar të gjithë emrat që kanë qenë në listë.

ANILA JANI

ARTA SAKJA

ENI KASMI

GENTJAN MUÇA

ILIR PILKU

JORIDA TABAKU

NDERIM HORESHTA

TOMORR ALIZOTI

URAN ABAZI

10.VEHAP KOLA

Pas këtyre rezultateve, numërimet vijojnë ende edhe në degët e tjera të PD-së për qarkun e Tiranës. Kujtojmë se, rreth 140 kandidatë pritej të votoheshin nga radhët e PD në fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidaturave për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Të fundit