Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD, priten emrat fitues

Përfundon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD. Lista me emrat fitues pritet të publikohet brenda ditës së diel.

Këshilli Kombëtar do të ketë në përbërje rreth 150 anëtarë, ku mes tyre në lista ishin ish-deputetë, mjekë e artistë. Dje Kuvendi Kombëtar i PD miratoi edhe ndryshimet në statut.

Sipas këtyre ndryshimeve, deputetet, kryetaret e degëve, kryetaret e Bashkive, bëhen automatikisht anëtarë të Këshillit Kombëtar, pa votim. Po ashtu, u vendos që zgjedhjet për kreun e ri të partisë të mbahen më 22 Maj. Në mesin e kandidatëve për kryetar të PD, është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kuvendi shkarkoi dje Enkelejd Alibeajn nga posti i kreut të grupit parlamentar.

Të fundit