Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon numërimi, shpallen kryetarët e rinj në disa degë të PD, në Durrës fiton ish-deputeti

Përfundon numërimi, shpallen kryetarët e rinj në disa

Ka përfunduar numërimi në 8 degë të Partisë Demokratike në rrethe, përkatësishnt në degën e Poliçanit, Kolonjës, Pukës, Rrogozhinës, Lushnjes dhe në degët 15, 4 dhe 2 në Tiranë.

Komisioni i Rithemelimit njofton se pas përfundimit të numërimit të votave janë shpallur fituesit për postin e kreut të degës së PD:

- Kryetar i PD dega Poliçan u shpall z. Behar Veli Xhaferraj me 69% të votave

- Kryetar i PD dega Kolonjë u shpall z. Viktor Avni Duro me 61% të votave

- Kryetar i Degës PD Pukë, z. Demir Qamil Hyseni me 67% të votave

- Kryetar i PD Dega 15 Tiranë, z. Florind Xhevdet Mansaku

- Kryetar i Degës PD Rrogozhinë u shpall z. Ilir Sabri Kasa me 67% të votave

- Kryetar i Degës PD Lushnjë, z. Eduard Shyqyri Sharka me 52% të votave

- Kryetar i Dega 4 Tiranë, z. Astrit Myslim Kasa me 51% të votave

- Kryetar i Dega 2 Tiranë, znj. Irma Profi Marku me 54% të votave

Ndërsa në Durrës gara ka qenë më e ashpër. Igli Cara, ish-deputet i PD, u shpall fitues me 1.143 vota duke mundur kështu edhe Ardian Mukën, ish-kandidat i Bashës më 6 mars, i cili mblodhi 603 vota. Ndërsa kandidati tjetër, Osman Stafa, grumbulloi 217 vota.

Të fundit