Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon pas 3 orësh protesta para Bashkisë, ja kur do të mbahet tubimi i radhës

Përfundon pas 3 orësh protesta para Bashkisë, ja kur do të

Ka përfunduar pas gati 3 orësh protesta e mbajtur te Bashkia e Tiranës, ku qytetarët dhe aktivistë kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj pas skandaleve që kanë përfshirë së fundmi Bashkinë.

Pas përfundimit të protestës, qytetarët janë nisur drejt pallatit ku ndodhet apartamenti i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pritet të mbajë protestën e tij të radhës.

Gjatë ecjes në bulevard, ata janë shoqëruar nga mjete të shumta të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë protesta e radhës u njoftua ditën e martë në orën 11:00.

Të fundit