Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon protesta e opozitës në 2 nga 5 pikat kyçe

Përfundon protesta e opozitës në 2 nga 5 pikat kyçe

Protesta e opozitës e zhvilluar në Tiranë, pjesë e aksionit të mosbindjes civile, ka hyrë në fazën e përfundimit pas rreth dy orësh. Fillimisht, protesta u mbyll te sheshi Wilson, ku u përdor sasia më e madhe e ujit me presion për të shpërndarë mbështetësit e opozitës.

Pak minuta më pas, protesta u shpall e mbyllur në një tjetër pikë, te Zogu i Zi, ndërkohë që protestuesit, deputetët dhe anëtarët e Kryesisë së PD dhe aleatëve të saj u përqendruan në pesë pika kyçe të Tiranës: Pallati me Shigjeta, Ura te Rruga e Elbasanit, Zogu i Zi, Sheshi Wilson dhe Bashkia e Tiranës.

Pjesëmarrësit që ishin te Zogu i Zi janë bashkuar sërish me protestuesit e Bashkisë, ku pritet të qëndrojnë deri në orën 20:00, kohë kur pritet të përfundojë protesta, sipas njoftimit të opozitës për Policinë e Shtetit.

Të fundit