Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon votimi për shkarkimin e Bashës, kryedemokrati thërret mbledhje urgjente të Kryesisë

Përfundon votimi për shkarkimin e Bashës, kryedemokrati

Teksa ka përfunduar procesi i votimit për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha dhe ka nisur numërimi i votave, një tjetër lëvizje vjen nga selia blu.

Basha ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së PD në orën 18.00. Kryedemokrati zhvilloi një ceremoni për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, po "u braktis" nga demokratët, pasi pjesmarrja ishte e ulët.

Ndërkohë në "Air Albania" vijojnë prej disa orësh punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, të thirrur nga ish-lideri Sali Berisha. Pas miratimit të statutit të ri PD, u votua dhe për shkarkimin e Bashës.

Mbetet për t'u parë se çfarë vendimi do të marrë Basha në mbledhjen e Kryesisë, ndërsa kujtojmë se ai ka deklaruar më herët se nuk do të lejohet një kuvend anti-amerikan. Nga ana tjetër, Berisha e ka cilësuar Kuvendin e sotëm pro amerikan.

 

Të fundit