Flash News

Ditari i Opozitës

Përgjysmohet numri i urbanëve, Bogdani: Thellohet dështimi i bashkisë. Njerëzit ngjishen, por çmimi i biletës i lartë

Përgjysmohet numri i urbanëve, Bogdani: Thellohet dështimi i

Thellim i dështimit të Bashkisë Tiranë për menaxhimin e transportit publik. Kështu e ka cilësuar, anëtari i Kryesisë së PD, Gerti Bogdani vendimin e Unionit të Transportit Publik për të operuar me gjysmën e kapacitetit të mjeteve urbane. 

Sipas Bogdanit, ky vendim vjen në një kohë kur kushtet janë skandaloze, njerëzit "ngjishen" dhe pse në kushtet e pandemisë dhe kur çmimi i biletës është i lartë.

Ai kërkon nga Bashkia e Tiranës që të marrë masa të menjëhershme dhe t'ju garantojë qytetarëve shërbimin me kushtet bazike të tranportit publik.

"Kjo do të thotë më shumë radhe për të marrë autobuzin, më të tejmbushur, me shume abuzim, ngacmime apo vjedhje brenda ne autobuz, kushte me te renduara per qytetaret!!! Bashkia e Tiranes deri tani ka deshtuar me transportin publik ne Tirane, e ky lajm i sotem e thellon akoma me shume kete deshtim!-", shkruan Bogdani në rrjetet sociale.

 

 

 

Të fundit