Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës, Açka: PD ka qenë e detyruar. Do e kisha të vështirë të ngrija dorën për largimin e tij

Përjashtimi i Berishës, Açka: PD ka qenë e detyruar. Do e

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka komentuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD. Ajo e ka cilësuar pezullim dhe jo përjashtim, ndërsa shton se ky vendim ka qenë i detyruar nga SHBA-ja.

Açka u shpreh për "News 24" se vendimi duhej marrë nga Bahsha, pasi është i vështirë. Deputetja merr shembull veten e saj dhe thotë se do e kishte patur të vështirë të ngrinte dorën për përjashtimin e Berishës.

Açka ka shtuar se Berisha ëshët në parlament dhe do ta thotë fjalën e tij, duke theksuar se është nga opozitarët më të rëndësishëm.

"Ai është vetëm pezulluar jo përjashtuar. Është deputet, është në parlament, ka të drejtën për të thënë fjalën e tij si opozitar, një opozitar nga më të rëndësishmit mund të themi.

Partisë Demokratike i është dashur të bëjë këtë operacion për të treguar që ne nuk jemi në armiqësi me Shtetet e Bashkuara. Partia Demokratike ka qenë e detyruar nga vendimi i Departamentit të Shtetit.

Mos harroni se ata që kanë 8 vite që thonë fajin e ka Saliu do të thoshin “ti je non grata, “ti je non grata”, do të merreshin me zotin Berisha nga mëngjesi deri në darkë.

Pezullimi i përkohshëm nuk duhet të keqinterpretohet. Ky operacion duhej bërë dhe zoti Basha e ka bërë në mënyrë radikale, pasi dhe mua të më thoshe për pezullimin e përkohshëm të Sali Berishës dhe unë do ta kisha të vështirë ta ngrija dorën. Gjithë demokratët duhet ta kuptojnë se ky vendim është bërë për të ndihmuar Partinë Demokratike ta kalojë këtë moment sa më lehtë”, tha Açka.

 

 

Të fundit