Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës, Balliu: Basha e kishte marrë vendimin para zgjedhjeve në parti, e fshehu që të fitonte

Përjashtimi i Berishës, Balliu: Basha e kishte marrë vendimin

Ish-deputeti i Klevis Balliu ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha e kishte marrë vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar partie në selinë blu.

I ftuar në emisionin “Opinion” Balliu thotë se Basha e mbajti të fshehtë vendimin që të fitonte zgjedhjet në parti, pasi pa Berishën nuk do kishte mundur të merrte drejtimin e qeverisë.

Ish-deputeti theksoi se Kuvendi do të mblidhet dhe në PD do të rikthehen referendumet.

“Ky vendim është marrë më përpara, por nuk e deklaroi se donte të fitonte zgjedhjet brenda partisë. Ky është fakt. Se pa Sali Berishën nuk i fitonte zgjedhjet në parti, e përqafonte dhe mbajti fshehur vendimin. Nga pikëpamja morale është një shëmti e niveleve të larta. More një vendim, por ky vendim e ka ndihmuar PD. Skenari një është do mblidhen firmat, do mblidhet Kuvendi do votohet. Ky ka hequr referendumin në parti,”-tha Balliu

Të fundit