Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës, Duma: S'mund të ishte thjesht statutor, hipokrizi nëse Basha delegonte përgjegjësinë

Përjashtimi i Berishës, Duma: S'mund të ishte thjesht

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për legjitimitetin e vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha.

Duma tha se Basha nuk mund ta delegonte marrjen e vendimit te strukturat, pasi kishte mungesë informacioni për të dhënat mbi të cilat SHBA-ja shpalli person “non grata” Berishën.

“Do të ishte hipokrizi nëse Basha do t’ia delegonte përgjegjësinë e pezullimit institucioneve të partisë”, deklaroi Duma për "Now".

Për pikëpyetjet nëse vendimi ishte legjitim, ajo tha se për çështje të partisë i votuar nga një anëtar një votë për çështje të ekzistencës i takon atij të marrë vendim. Nënkryeatrja shtoi rruga që zgjidhi Basha për përjashtimin e Bashës ishte “akt lidershipi” dhe e cilësoi si “ekstra statutore”.

“Së pari është mbi statutin, është ekstra statutore sepse është në misionin e ekzistencës së PD. Marrëdhëniet euroatlantike dhe forcimi i marrëdhënieve euroatlantike është mision i ekzistencës së PD.

Kërkesa ishte për përjashtim nga grupi parlamentar. Kjo është një gjë që e di gjithë opinioni publik shqiptar që kërkesa ishte për përjashtim të z. Berisha pavarësisht kësaj kjo nuk është një gjë që unë e them se kam marrë pjesë në takimin me dyer të mbyllura me Rikerin dhe z. Basha. Unë nuk kam qenë në atë takim”, tha Duma.

 

Të fundit