Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD, zërat kundër Bashës: I deligjitimuar! Jep dorëheqjen, nuk ke kompetencë  

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD, zërat kundër

Pas shpalljes 'non-grata' të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i demokratëve Lulzim Basha përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamnetar i PD-së.

Ish-kryetarja e Kuvendit në kohën e qeverisë "Berisha", Jozefina Topalli e ka cilësuar Bashën të vetmin fajtor që po minon demokracinë brenda partisë. Sipas Topallit, Basha është i deligjitmuar në PD duke 'shitur interesat e popullit opozitar dhe të vendit.'

"Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen! Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demonratike! Nese ka nje person qe ka minuar demojracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha. Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti. Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit. Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama. Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha", shkruan Topalli në Facebook.

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani është shprehur se me përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga PD-ja, Basha ka përdhosur institucionet, nuk është më legjitim dhe duhet të japë dorëheqjen.

“Basha nuk kishte të drejtë të përjashtojë Berishën, pa e mbështetur në rregulla. Basha ka marrë votat e demokratëve, me Berishën në listë. Ka përjashtuar Berishën nga PD pa respektuar asnjë nen të PD-së, ai ka praktikisht ka dhunuar procesin zgjedhor. Dakord se Basha ka marrë vendim që të përjashtojë Berishën, por kush forum e mori këtë vendim? Basha duhet të japë sot dorëheqjen, nuk është legjitim në krye të PD-së. Duhet të japë dorëheqjen se ka përdhosur institucioneve të PD-së. Anëtarët e PD të nisin procedurën për shkarkimin e Bashës, Partia Demokratike nuk mund të ketë në krye një klepto-rilindas”, deklaroi Nishani.

Një tjetër zë kundër vendimit të Bshës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha ngë Grupi Parlamentar i PD-së, është edhe ish-deputeti Gent Strazimiri. Ai rikujton se në 30 vite ekzistencë të Partisë Demokratike, nuk ka pasur kompetenmcë për të përjashtuar askënd.

“Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka pasur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!! Nuk ekziston një kompetencë e tillë!!! Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër!!", shkruan Strazimiri në Facebook.

 

 

 

Të fundit