Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës, përfundon mbledhja e Bashës me Kolegjin e Kryetarëve të PD, Xhaferaj i del në krah

Përjashtimi i Berishës, përfundon mbledhja e Bashës me

Ka përfunduar mbledhja e kreut të PD, Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve të PD.

Mësohet se me krerët e degëve të PD në të gjithë vendin në fokus të mbledhjes ka qenë vendimi i Bashës për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Mbledhja zgjati më shumë se 1 orë e 30 minuta dhe takimi ka qenë i mbyllur.

Ende nuk dihet ende nëse ndonjë nga drejtuesve të degëve të PD në vend ka dalë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e ish liderit historik të PD, sic pati deputetë të PD si Flamur Noka, Tritan Shehu apo Edi Paloka. 

Pas mbledhjes, kreu i PD në Durrës, Ferdinat Xhaferaj i doli në krah Bashës duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë.

 “Është vendimi më i vështirë i kësaj parti. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimi për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”- tha Xhaferaj.

 

Të fundit