Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i demokratëve, Meta: Manovër e Ramës për të spostuar vëmendjen te probleme që s'ekzitojnë brenda opozitës

Përjashtimi i demokratëve, Meta: Manovër e Ramës për

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përjashtimin e katër deputetëve demokratë nga grupi parlamentar i PD me vendim të Enkelejd Alibeajt.

Ky i fundit largoi Belind Këlliçin, Agron Shehajn, Tritan Shehun dhe Oerd Bylykbashkin. Meta e cilësoi vendimin një paradoks të madh, pasi të katërt deputetët janë shembullorë.

Sipas tij çdo manovër e kryeministrit Edi Rama, është e dëshpëruar për të spostuar vëmendjen nga probleme që nuk ekzitojnë brenda opozitës.

“Nuk më takojnë mua të komentoj zhvillime të tilla, pasi qëndrime të tilla, pasi qëndrimi im se kush është PD, është i qartë edhe ai është në respekt të vendimit të marrë nga populli opozitar më 6 mars. Së dyti lidhur me këtë, aq sa kam parë nga mediet dhe reagimet e të përjashtuarve, ka ndodhur  një paradoks i madh që 4 deputetë që janë shembullorë. Çdo manovër e Ramës është e dëshpëruar për të spostuar vëmendjen nga probleme që nuk ekzitojnë brenda opozitës, përvec atyre që i stis Rama dhe i financon ai”, tha ai. 

Të fundit