Flash News

E-TJERA

Përjashtimi nga grupi i PD, Kadilli-Berishës: Jeni viktimë e një skuthi, e asaj që krijove për 30 vite!

Përjashtimi nga grupi i PD, Kadilli-Berishës: Jeni viktimë e

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka përjahstuar ish-kryeminstrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes 'non-grata' nga SHBA-të.

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli deklaroi se Berisha ra viktimë e asaj që ka krijuar 30 vite më parë. Berisha sipas tij, duhej të kishte reaguar para Bashës, i cili mori një vendim i nënshtruar ndaj presionit ndërkombëtar.

"Jeni viktimë e një skuthi, kam dashur të iknit vetë, për dhembshurinë njerëzore dhe bashkëpunimit, ju nuk e zgjodhët, por Basha duhet të fliste jo sot në mesnatë, por 2 muaj me radhë, por sovraniteti nuk është vetëm kur nënshtrohesh para një presioni ndërkombëtar, kjo parti është nënshtruar nga ajo kryetaropartisë, jeni viktimë e asaj që krijuar për 30 vjet, krijuar një zgjatim përtac, jeni viktima e tij, siç jemi të gjithë BashëS, ju nuk reaguat kur humbi zgjedhjen, jemi viktima të një monopolitizmi politik", tha Kadilli.

Të fundit