Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi

Përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi

Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përjashtuar nga Kuvendi për 5 ditë.

Shkak për përjashtimin e Bardhit është bërë sjellja gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Deputeti i përplasi mifrofonin në tavolinë kryetares së Komisionit Klotilda Bushka.

Kjo bëri që të merren masa ndaj tij.

“Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me situatën e krijuar nga deputeti z. Gazmend Bardhi, gjatë zhvillimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të datës 15.11.2022. Në këtë mbledhje deputeti Bardhi përdori gjuhë jo parlamentare ndaj Kryetares së Komisionit, shoqëruar me veprime agresive, duke dëmtuar pajiset audio në sallën e mbledhjes së komisionit, si dhe keqpërdori dokumentacionin e mbledhjes, duke i hedhur shkresat e mbledhjes drejt Kryetares së Komisionit. Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 63 pika ç dhe neni 65/1, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seanca plenare për 5 (pesë) ditë”, për deputetin z. Gazmend Bardhi. Vendimi hyn në fuqi më datë 18.11.2022”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se maxhoranca veproi po njësoj duke përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, me argumentin se demokratët u shfaqën në seancë të dehur.

Pretendimi u rrëzua nga vetë Kuvendi i cili në kërkesën për përjashtim argumentonte se përjashtimi bëhej për shkak të gjuhës dhe retorikës së përdorur, të cilat u provokuan nga kryeministri Edi Rama.

Të fundit