Flash News

Ditari i Opozitës

“Përjashtova Berishën nga fushata”, video e 2011-ës tregon të kundërtën, Basha del blof

“Përjashtova Berishën nga fushata”, video e 2011-ës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi një ditë më parë se largimi i ish-kryeministri nga fushata për kandidat të kreut të Bashkisë së Tiranës, ishte çelësi i fitores ndaj Edi Ramës.

Në një intervistë për News 24, Basha theksoi se Berisha do të duhej të largohej vetë nga partia, teksa shton se vetë mënyra se si Berisha shfaqej krijonte idenë e një dualizmi brenda PD-së.

“Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën”, deklaroi Basha.

Mirëpo, pamjet e filmuara asokohe tregojnë të kundërtën.

Siç shihet nga video që gjendet me një kërkim të thjeshtë në youtube, nga mitingu i fushatës së 2011 për bashkinë e Tiranës, ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha qëndron krah për krah me Bashën, duke i siguruar atij mbështetje si në shumë raste të tjera.

 

Të fundit