Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet në Shkodër, ish-deputeti publikon pamjet me dron: Fatura e braktisjes do paguhet më 25 prill!

Përmbytjet në Shkodër, ish-deputeti publikon pamjet me dron:

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka sjell në vëmendje sërish situatën e përmbytjeve në Shkodër, e përkeqësuar gjatë këtyre ditëve për shkak të reshjeve të fundit dhe shkrirjes së borës.

Teksa ka publikuar pamje të filmuara me dron nga situata aktuale në Shkodër, Bardhi thotë se fatura e braktisjes do paguhet më 25 prill!

Këto ishin pamjet e Shkodrës edhe sot! Edi Rama vazhdon të heshtë e të mos veprojë!

Këtë situatë në Shkodër e shohin të gjithë, e provojnë në kurriz ata që janë prekur nga përmbytjet, me familje, blegtori e të mbjella, të majtë, të djathtë e pa ndjeshmëri politike.

Kjo pamje u dëshmon se kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e c’njerëzore nga një kryeministër. Dhe këtë akt të paprecedent po e bën Edi Rama, që do përballet me këta qytetarë më 25 Prill!

Braktisja e Shkodrës do i kthehet mbrapsht në mënyrë shembullore! #25Prill#ShqipëriaFiton”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Të fundit