Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet në Shkodër, kryebashkiaku: Padi për hapjen e digave pa paralajmërim

Përmbytjet në Shkodër, kryebashkiaku: Padi për hapjen e

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka folur për situatën aktuale të krijuar nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Spahia deklaroi në Syri tv se krahasuar me një ditë më parë, ka përmirësim por shton se situata vijon të mbetet kritike në disa njësi administrative si pasojë e rritjes së nivelit të ujit.

"Ka problematika në disa njësi administrative pasi ka rritje të nivelit të ujit, edhe në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin.

Po ndjekim situatën. Krahasuar me dje, nga 2500 hektarë tokë në ujë, sot janë 1400 hektarë tokë nën ujë."-tha Spahia

Kryebashkiaku i Shkodrës i kërkoi qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse transparencë të plotë për menaxhimin e situatës.

Ai tha se do bëjnë padi në prokurori për hapjen e digave pa paralajmërim.

Mungesë informacioni për hapjen e portave të hidrocentralit. Jemi në situatë të vështirë dhe të rrezikshme. Me një ditë reshje, Shkodra kurrë nuk ka pasur situatë të tillë edhe me sasi shumë më të mëdha dhe kohë më të gjatë reshjesh. E kundërta ndodhi dje, banorët thonë se për 30 minuta janë gjendur në përmbytje.”

Po ndërmarrim të gjitha hapat tona ligjore me verifikimin dhe përgatitjen e dokumentacionit të cilin do e dërgojmë për hetim. E papranueshme që informacionin për hapjen e portave ta marrim në rrugë jo zyrtare dhe zyrtarisht të mohohet hapja e portave dhe shkarkimet nga hidrocentralet.-tha Spahia.

 

Të fundit