Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Situata më e rëndë se në 2010-ën

Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Situata më e rëndë

Kreu i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka komentuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në këtë qark.

Duke folur në një lidhje skype në emisionin “Open” në Neës24, Spahia ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion nga institucionet përkatëse në lidhje me situatën që pritej të ndodhte me rrebeshet, duke mos u lënë mundësi të përgatitej as pushteti lokal dhe as të paralajmëroheshin qytetarët.

Ka pasë një mungesë e plotë informacioni nga institucionet përgjegjëse. Më shumë se informacioni meteorologjik, kam ngrit shqetësimin e mungesës në koordinimit dhe informacionit për ata që menaxhojnë kaskadën e Drinit. Nuk kanë qenë reshjet shkak për përmbytjet, por keqmenaxhimi dhe hapja e portave.

Ndryshe nuk do kishte kurrë një përmbytje të tillë me një ditë shi. Situatë e paprecedentë, as në 2010 nuk ka qenë e ngjashme me atë që po ndodh tani në Shkodër.

Në 2010 kishim 3 javë shi me intensitet të lartë por nuk u rrezikua jeta e prona e zonave të tëra në një kohë kaq të shkurtër”, tha Spahia.

Ai përsëriti se përmbytja e qytetit nuk ka ndodhur si pasojë e reshjeve të dendura, por si pasojë e hapjes së portave në kaskadën e Drinit, ngjarje për të cilën tha e gjithashtu nuk kishin marrë informacion paraprak. 

 

Të fundit