Flash News

Ditari i Opozitës

“Përpjekja për të përjashtuar opozitën”, Berisha: Xhaçka informoi ambasadorët se gjykata vendosi të pengojë regjistrimin e PD

“Përpjekja për të përjashtuar opozitën”,

Sali Berisha u shpreh në mbledhjen me grupin parlamentar të PD se ka mësuar prej burimeve të tij se ministrja Olta Xhaçka informoi ambasadorët se gjykata vendosi të pengojë regjistrimin e PD pas deklaratave të Taulant Ballës.

Megjithatë kreu i kësaj force politike tha se nuk nxitohet në përfundime pasi refuzon të besojë që gjykatësit do të marrin një vendim që do të mbahet mend sipas tij si “vendimi më i zi kundër një shoqërie”.

"Ju jeni njohur me faktin se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin. Ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur, sipas saj kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje."

"Unë ç’është e vërteta, megjithëse burimi është shumë i sigurt, përsëri nuk mund të shprehem dhe nuk mund të paragjykoj, pasi mendja ime nuk frenon kurrë që tre gjykatës të mund të marrin një vendim që do shkojë në kohëra si vendimi më i zi kundër një shoqërie dhe një populli si përpjekja më anti-kushtetuese, më e paimagjinueshme për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet në një kohë ku ajo ka plotësuar çdo kusht ligjor."

"Dhe të bëhet kjo duke shpallur palë atë që kurrë nuk është palë, duke marrë përfaqësues atë që nuk përfaqëson asgjë, kjo tejkalon çdolloj imagjinate. Ndaj dhe unë nuk jam i prirur, e them prapë që të besoj aq shumë korrespondencën e Olta Xhçkës me ambasadorë për këtë çështje."

Të fundit