Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasja Berisha-Basha, Duka: PD do ndahet në dy parti

Përplasja Berisha-Basha, Duka: PD do ndahet në dy parti

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka komentuar situatën në të cilën ndodhet aktualisht Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin “Të vaksinuarit”, Duka thotë se opozita ka bërë 3 gabime që kanë të bëjnë me mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, mospjesëmarrja në komisionin për reformën territoriale dhe largimi nga Parlamenti duke e lënë Kodin Zgjedhor në duart e Ramës.

Duka tha po ashtu se kjo lloj beteje brenda PD-së është për cështje interesash dhe jo idesh, ndërsa parashikon se partia do të ndahet në dy pjesë.

Ka problematika partia më e madhe opozitare, po të bëhej një analize zgjedhjesh ndoshta mund të kishte zhvillim por e keqja është se ndodhi brenda një dite, Basha largoi Berishën.

Kjo do sjelle ndarjen e PD ne dy parti me shume mundësi. Dihet që gabimet e opozitës janë 3: Mospjesëmarrja në komisionin e reformës territoriale, largimi nga parlamenti duke e lënë Ramën ta bëjë Kodin Zgjedhor.

Ky lloj sistemi ka një konkurrencë brenda llojit, brenda PD-së, në 15 kandidatë duhet të merrnin nga 400 500 vota.
LSI nëse do të ishte në koalicion do të kishte sot 10 deputetë. Gabimi i tretë ishte mospjesëmarrja në zgjedhje.

Ne të tjerët kemi fajin tonë, fati tregoi që ne e penalizuam partinë tonë. Kjo lloj beteje nuk është përçarje idesh por interesash dhe do kohë të mbarojë.

Një bazë tradicionale të PD e kam parë në foltore jo në periudhë zgjedhjesh, nëse futen bashke të gjitha forcat opozitare në garë ndoshta forcohet”, tha Duka.

 

Të fundit