Flash News

Ditari i Opozitës

‘Përplasja’ Berisha-Basha, Hajdari: Janë privuar interesat e PD-së dhe demokratëve

‘Përplasja’ Berisha-Basha, Hajdari: Janë privuar interesat

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu, duke u ndalur te ‘përplasja’ Berisha-Basha.

Në një lidhje me skype nga SHBA-ja për A2 CNN, Hajdari u shpreh se të dy kryetarët e PD-së. si Berisha ashtu edhe Basha, kanë privuar interesat e partisë. Ish-deputetja theksoi se që PD-ja të vijë sa më shpejt në pushtet duhet që të dy të heqin dorë.

“Pyetja që duhet bërë është: Konflikti që ka sot PD-ja, a do ta sjellë në pushtet? Dhe shumë demokratë janë të shqetësuar për këtë gjë. Demokratët sot janë më të shqetësuar se si PD-ja do të vijë në pushtet përtej interesave që kryetarët e saj kanë. Kryetarët kanë privuar që interesat e PD-së dhe demokratëve që nesër të jenë një parti në vlerë publike dhe jo vetëm peng i dy kryetarëve. PD-ja është përtej dy kryetarëve të saj dhe ata do të vijnë te ky qëndrim, të dy të heqin dorë dhe të largohen nga interesat personale dhe të bashkohen në potencialin e saj me të rinjtë dhe të rejat, që PD-ja mos ta ketë të largët ardhjen në pushtet”, tha Hajdari.

Hajdari nuk hodhi poshtë dëshirën e saj për t’u rikthyer sërish në Partinë Demokratike, me synimin dhe qëllimin për të çuar përpara reformat që nuk janë vazhduar.

“Për faktin që vazhdoj të flas për këtë temë tregon që kam dëshirë që PD si parti që ka qenë dhe është e krijuar dhe ndjej lidhje historike nga babai im dhe këtë nuk e veçoj dot. Dhe kjo nuk më ndalon mua të marr vendimet e mia dhe të ndaj interesin e Shqipërisë dhe partisë. Nëse kam marr një vendim mbi interesin e partisë dhe i mbështetur nga aleatët tanë ,nuk duhet të më çojë të mos  merrem më me PD apo ndodhitë në Shqipëri që jam duke ndjekur hap pas hapi situatën dhe të zgjidhim disa çështje që duam t’i çojmë përpara si reforma zgjedhor që nuk ka vazhduar përpara. Një gjë është vota e Diasporës. Përfshirja e Diasporës në zgjedhjet e ardhshme dhe listat e hapura do ta bënin sistemin zgjedhor demokratik dhe do i hiqnin forcën kryetarit të partisë”, tha Hajdari.

Të fundit