Flash News

Ditari i Opozitës

‘Përplasja’ Berisha-Basha/ Kulluri: Basha kërkon negociata për t’u larguar, Përmeti: Fiton Berisha

‘Përplasja’ Berisha-Basha/ Kulluri: Basha kërkon negociata

Situata në Partinë Demokratike vijon të mbetet e trazuar. Mes ‘përplasjes’ Berisha-Basha, Edvin Kulluri, i cili shprehu hapur kandidaturën për kreun e PD-së tha për Report Tv se Basha po kërkon negociata për t’i larguar nga posti.

“S'kam qenë ndonjëherë me Bashën a Berishën. Kam qenë me një grup kritikësh përballë lidershipit të PD. Kur ne kemi mbrojtur republikën e vjetër siç e quan Basha nga republika e re, shumë të tjerë heshtnin e nuk flisnin. Kam mbështetur foltoren në parim sepse janë të drejta. Vullneti i lirë i demokratëve. Këtu ndalon njesimi im me qendrimin e zotit Berisha, sepse është e drejtë. Për këto princime që ka folur, parime themelore të lirisë. Duhet një parti e djathtë patriotike. Kam 4 vite dhe shumë të tjera pa pasur një konflikt në këtë parti. Qindra demokratë mbështesin mendimin tim”, u shpreh ai.

Ish-deputeti Andi Përmeti u shpreh se mes ‘përplasjes’, fitues del Berisha. Përmeti gjykoi se moralisht kryedemokrati ka rënë, ndërsa mbetet vetëm që të largohet.

“Në momentin që anëtarësia e partisë do diçka, patjetër që është sovran. Nuk mund të mbajë njeri vulën me dhunë. Kuvendi i 11 dhjetorit do dalë triumfues, ndërsa Basha në opinionin tim është i larguar nga çfarë shohim ne, dhe kjo duket qartazi për ata që e njohin PD nga brenda ndër vite. Problemi është si do veprojë Basha duke qenë se ka vulën në xhep. Si do merret kjo vulë duke pretenduar se ai nuk do e njohë këtë Kuvend duke thënë që s'është legjitim. Këtu fillon ngërçi juridik që duhet parë si do veprohet. Juristët pranë foltores po e mendojnë. Basha moralisht e kam thënë, që është i rënë. Juridikisht, si do ja marrim vulën, mbetet për tu parë”, tha Përmeti.

Të fundit