Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasja PD-FRPD, Balliu: Hakmarrje e Bashës ndaj të rinjve, të dielën do mbështesin masivisht ‘Foltoren’

Përplasja PD-FRPD, Balliu: Hakmarrje e Bashës ndaj të rinjve,

Ish deputeti Klevis Balliu e ka cilësuar hakmarrje të kreut të PD, Lulzim Basha ndaj të rinjve që mbështesin ‘Foltoren’ e ish kryeministrit Sali Berisha, teksa ka komentuar vendimin e PD për hapjen e garës për zgjedhjet në FRPD.

Duke folur në emisionin ‘Politiko’ të Alfred Lelës në Top News, Balliu tha se kush ka mendim ndryshe nga Basha, ky i fundit hakmerret dhe të largon.  

Në 2019 ne dogjëm mandatet dhe nuk kishim kohë për zgjedhjet në FRPD. Në 2020 ju tha forumit se s’ka kuptim për zgjedhje se do hyjmë vit elektoral që të mos krijohen pakënaqësi. Tani nuk e cakton dot grupin e punës por kryesia e Forumit Rinor. Aq më pak kur nuk ata njerëz nuk janë anëtarë të forumit. Ori është anëtare e kryesisë. Kjo ndodh për të rinjve që mbështesin foltoren, është hakmarrje e Bashës ndaj të rinjve në PD, i kapur në panik.

Nëse ke mendim ndryshe nga Luli ai hakmerret e të heq. Ky mbeti kryetar pa parti. Nuk është e rastësishme që informacionet që mori Basha është se të dielën do ketë shumë pjesëmarrje të rinjve në foltoren. Ndaj kërkon të bëjë presion.  

Këllici nuk ka bërë dalje publike duke sulmuar Bashën. Ngaqë sheh që rinia po shkon drejt foltores, vendimet vijnë prej panikut që ndodhet Basha”, u shpreh Balliu. 

 

Të fundit