Flash News

Ditari i Opozitës

‘Përplasja’ për numrin e delegatëve, Balliu: Bardhi na ktheu buzëqeshjen; Zekthi: Mund të shkojnë te dy Kuvendet

‘Përplasja’ për numrin e delegatëve, Balliu: Bardhi

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruar se përgatitjet për Kuvendin e 11 dhjetorit po shkon drejt fundit.

Duke folur në lidhje Skype në emisionin “Politiko” në Top Neës, Balliu tha se gjithçka do të jetë transparente, pasi delegatët  janë të  pajisur me një kod, i cili skanohet.

Organizimi është drejt fundit. Delegatët e të ftuarit janë një ditë lart asaj që ëhstë një ditë historike, mblidhet nga baza dhe jo nga interesat personale të një lidershipi.

Delegatët shtohen dita ditës. Jemi mbi 5 mijë delegatë të pranishëm. Ajo që ka rëndësi është të ketë transparencë të plotë për ta.

Cdo delegat është i pajisur me një bexh që ka bar kod. Para se të hyjnë skanohet. Lista del në ekran për tu parë nga të gjithë. Atje del emri i personit dhe numri i delegatëve. Është detyrim për të qenë transparentë për tu plotësuar kuorumi”, tha Balliu.

Ish deputeti tha se për shkarkimin e kreut të PD, Lulzim Basha do jetë i fshehtë.

Duke komentuar numrin e delegatëve që sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit, Balliu e ka quajtur karagjozllëk i madh.

Emrat që lexoi Bardhi ishte karagjozllëk i madh. Gaz Bardhi na shtensionoi pak. E falenderoj. Na ktheu buzëqeshjen . Pa mbaruar emrat 20 persona reaguan në rrjetet sociale. Si këto do dalin pa fund. E marrin përgjigjen nesër.

Unë po them se nuk kanë marrë delegatë. Është diskutim kot ai numër. Shumica e Berishës për mua nuk diskutohen”, tha Balliu.

Nga ana tjetër, Fitim Zekthi anëtar i Kryesisë së PD tha se ekziston mundësia që shumica e delegatëve mund të shkojnë në të dyja kuvendet.

Mendoj se do shkojnë në dy kuvendet. Ka probleme me transparencën për verifikimin e emrave. Është e mundur që duan të shkojnë në dy kuvendet”, tha Zekthi.

 

 

Të fundit