Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasja Rama-Meta, Kryemadhi: Ftesë e kryeministrit për të bërë pazar, që të shpëtojë kokën e tij

Përplasja Rama-Meta, Kryemadhi: Ftesë e kryeministrit për të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur së fundmi për sulmet që kryeministri ka bërë ndaj presidentit Meta, teksa i ka konsideruar këto të fundit si një frikë të Ramës.

Në konferencën për mediat, Kryemadhi theksoi se sulmet që Rama i bën Metës i  shikon si një ftesë për të hyrë dhe për të bërë pazar, në mënyrë që të shpëtojë kokën e tij.

Më tej ajo shprehet se "kryeministri në ikje" do të përballet me të pashmangshmen në 25 prill, ditën e zgjedhjeve.

“Dua të them që debati mes Presidentit dhe kryeministrit në ikje, për aq sa i njoh të dy persona mund të them që në PS angazhimi i Ramës aq me devotshmëri kundër Metës tregon frikë dhe panik. Përballja që do të ketë në 25 prill është e pashmangshme. Sulmet që Rama i bën Metës i  shoh si një ftesë për të hyrë dhe bërë pazar për të shpëtuar kokën e tij, por këtu duhen shpëtuar shqiptarët”, thotë Kryemadhi.

Të fundit