Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasja Spaho-PD Korçë/ Deputeti-Salianjit: Publiko emrat e mbledhjes së Kryesisë, kam foto. Lufta do burra dhe fishekë

Përplasja Spaho-PD Korçë/ Deputeti-Salianjit: Publiko emrat e

Një mbledhje e Kryesisë e degës së PD në Korçë ka sjellë "përplasje" mes drejtuesëve të saj dhe deputetit Edmond Spaho.

Ky i fundit u shpreh se në takim ishin rreth 30 persona, ku një pjesë të mirë të të pranishmëve i konsideroi miq të deputetit Ervin Salianji. Sipas Saphos, kjo ishte arsyeja pse Salianji kishte postuar foto nga takimi, ku nuk dukeshin fytyrat e pjesmarrësve.

Spaho shprehu bindjen se demokratët do të jenë të pranishëm më 11 shjetor në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, ndërsa ironizoi Salianjit duke shkruar se "Mitroloz lufta do burra por do dhe fisheke. Ti fisheke nuk ke vetem ben zhurme. Per burrerine c'te te them?"

Pas këtij qëndrimi të Spahos reagoi PD e Korçës, duke akuzuar deputetin për keqinformim. PD e Korçës shkruante se Spaho po synin përçarjen e demokratëve.

Nisur nga këto akuza, Spaho ka reaguar sërish, ku i bën thirrje Salianjit të publikojë emrat që ishin të pranishëm në takim. Spaho shton se PD e Korçës po përpiqet të mohojë të vërtetën, pasi është porositur nga Salianji. Ai thekson se disponon foto nga takimi që është zhvilluar, ndërsa i fton demokratët në Kuvendin e 11 dhjetorit. Kujtojmë që nga PD e Korçës janë larguar shumë drejtues dhe anëtarë gjatë muajve të fundit.

Të fundit