Flash News

Ditari i Opozitës

“Përplasje” statutesh, Gjykata e Apelit merr në shqyrtim ankesën e Bardhit

“Përplasje” statutesh, Gjykata e Apelit merr në shqyrtim

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të regjistrojë ankesën e deputetit Gazment Bardhi për të njohur ndryshimet statutore që u miratuan në Kuvendin e 18 dhjetorit, që u thirr nga Lulzim Basha.

Gjykata thotë se vendimi është marrë sot dhe shqyrtimi i kërkesës do të bëhet në ditët në vijim pasi të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit. Më herët gjykata njohu “Rithemelimin” dhe vendimet që u morën në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit

Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në përgjithësi opinionit publik, informojmë sa vijon: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.” Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë. Sot në datën 12.04.2022, është  dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë  Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm. Shorti për caktimin  e relatorit të cështjës, do të hidhet po sot, në datën 12.04.2022, ora 14:30. Publiku do të informohet në vijim për të gjitha aspektet procedurale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

 

 

Të fundit